Stacioni i pushimit për përdoruesit e rrugës dhe turistët, ju mirëpresim! .
EUROSTOP KOMPLEKS është ngritur në vitin 2013 dhe në Shtator të këtij viti është hapur karburanti. Më 1 Mars të 2014-ës është hapur lokali: Bar-Restorant dhe në Janar të 2017-ës u hap edhe hoteli. Në vitin 2018 u hap edhe gomisteria. EUROSTOP sot shkëlqen në tregun shqiptar duke u ekspozuar si një qendër e madhe pushimi dhe shërbimi gjithashtu, me një performancë gjithnjë e në rritje. EUROSTOP ka një hotel për të gjithë udhëtarët dhe turistët vendas, nga KS & EU, duke ofruar qetësi dhe komoditet, pushim ideal mbas një rruge të gjatë të tyre (Hotel, Restorant, Bar). Gomisteria ofron shërbimin më të shpejtë në autostradë si edhe lavazhin ndërsa klientët janë duke shijuar kafenë në barin panoramik të kompleksit (Makina, Motora, Kamiona). Karburanti ofron një cilësi të lartë ku çmimi dhe standardi janë prioritet i kompanisë (Naftë, Benzinë, Gaz). EUROSTOP ofron gjithashtu edhe një qendër argëtimi dhe aty do të gjeni: Kënd lojërash dhe sallon për makina. .